E Diel, 1 Nëntor 2026

Treni në Rusi del nga shinat 39 të vdekur

Të paktën 39 persona kanë gjetur vdekjen dhe 87 të tjerë janë plagosur si pasojë e daljes nga shinat të një treni. Ende nuk dihet fati i 41 personave të tjerë. Sipas Agjencisë së lajmeve Rojters, Nevski Ekspres transportonte 661 pasagjerë nga Moska në Shën Petërsburg. Më parë mediat ruse raportonin se bëhej fjalë për një atentat terrorist, megjithatë një zëdhënës i shërbimit sekret refuzoi të komentonte. Ky është aksidenti më i rëndë prej vitesh në Rusi. Në vitin 2007 në një aksident hekurudhor në të njëjtën linjë u plagosën 30 persona.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›