Të rinjtë e PDU-së shpërndajnë flamuj
Dhjetra të rinj të partisë më të re, Drejtësi dhe Unitet janë shpërndarë në të gjithë vendin për t’ju uruar shqiptarëve Ditën e Pavarësisë. Të veshur edhe me kostume popullore, ata kanë uruar çdo kalimtar për ditën më të madhe të Shqipërisë dhe ju kanë dhuruar atyre fjongo dy ngjyrëshe kuq e zi, si simbol i flamurit shqiptar. Dhjetë mijë fjongo të tilla janë shpërndarë në të gjithë vendin. Po ashtu të rinjtë e PDU-së kanë organizuar edhe disa koncerte, e rastin e kësja dite.