Tërmet në Kavajë dhe Durrës, s'ka dëme
DURRËS- Një termet 5 ballë ka goditur sot vendin tonë me epiqendër në Kavajë, por që u ndje edhe në Durrës e rrethinat e tij. Instituti Sizmologjik informon se epiqendra është shënuar 2 km ne juglindje të Kavajës.
Lëkundja ishte me intesitet 5 ballë dhe magnitudë 4.3 ballë.Lëkundja sizmike është ndjerë edhe në qytetin e Durrësit dhe rrethinat e tij.
Deri tani bëhet e ditur se lëkundjet e tërmetit nuk kanë shkaktuar dëme. Lëkundja e tërmetit është shënuar rreth orën 10:37 të ditës së sotme.