E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Kuvend: Me PD-në na bashkoi qëllimi i integrimit në BE

TIRANË- Pas prezantimit të programit nga kreu i qeverisë, fjalën e ka marrë zëvendësi i tij, Ilir Meta, njëherësh shefi i diplomacisë, i cili theksoi se qëllimi kryesor i qeverisë është integrimi i vendit në BE.
"Ashtu sikurse dihet LSI-në dhe PD-në i ka bashkuar qëllimi i integrimit në Bashkimin Europian, tha Meta në fjalën e tij, duke falënderuar kryeministrin Berisha për mirëkuptimin e treguar dhe për integrimin në programin e qeverisë të pikave kryesore që ka pasur LSI në prioritetet e saj.
Ai garantoi se LSI do përmbushë angazhimet që burojnë nga marrëveshja me PD njëherësh edhe programin që do votohet, pasi kështu kjo forcë jep kontributin e saj për integrimin e vendit.
Më tej ai theksoi si pjesë të rëndësishme të programit, reformimin e shërbimeve sociale, miratimin e ligjit të moshës së tretë. Ai i bëri ftesë socialistëve të jenë pjesë e parlamentit, duke pohuar se vendi i atyre që kërkojnë zgjedhje më të mira është në parlament. "Ftoj që opozita të marrë pjesë dhe të kontribuojë në reformën zgjedhore"- tha ai.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›