E Shtunë, 31 Tetor 2026

Termet ne Kine viktima dhe te plagosur

Një tërmet me intensitet 6.6 shkallë sot e ka goditur pjesën jugperëndimore të Kinës.

Agjencia zyrtare e lajmeve, Xinhua, raportoi se është konfirmuar se së paku 70 vetë e kanë humbur jetën nga tërmeti në provincën Siçuan, por ka shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet.

Nga tërmeti janë plagosur më se 2 mijë vetë, ndërsa 147 prej tyre janë me plagë serioze.

Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit Ya’an, në rrethin Lushan.

Tërmeti është hetuar nga banorët në provincat fqinje dhe në kryeqytetin provincial Çengdu, ku banorët kanë ikur me shpejtësi nga ndërtesat.

Mediat shtetërore raportojnë se 6 mijë ushtarë ndihmojnë në përpjekjet për shpëtim në territorin e goditur nga tërmeti.

Kryeministri i Kinës, Li Keqiang, po ashtu po e viziton Sicuanin.

Në muajin maj të vitit 2008, nga një tërmet prej 8 shkallësh në Siçuan, kishin humbur jetën afro 90 mijë njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›