Tërmet në jug të Italisë

Një tërmet me fuqi prej 4.3 shkallë të Rihterit goditi gjatë natës rajonin kufitar mes Kalabrisë dhe Basilikatës, në Jug të Italisë, ku shkaktoi panik mes banorëve të cilët dolën në rrugë, por nuk ka njoftime për viktima.
Paraprakisht dëmtime ka pësuar vetëm kisha në Morano, lokalitet në ekstremin jugor të Italisë, ku shkollat janë mbyllur arsye sigurie.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi prej 3 kilometrash dhe u pasua nga një tjetër tronditje sizmike me fuqi 3.2 shkallë të Rihterit, në një thellësi prej 8 kilometrash, sipas Institutit kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.