E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kofi Anan në Damask për bisedime

I dërguari ndërkombëtar në Siri, Kofi Anan, ka udhëtuar për në Damask për bisedime me zyrtarë të lartë të qeverisë siriane, një ditë pasi Këshilli i Sigurimit fajësoi regjimin për vrasjen e të paktën 108 personave në qytetin e Houla.

Anan, pritet të takohet me presidentin sirian Bashar al-Asad.

Ndërkohë, Sekretari i Jashtëm britanik Uilliam Hejg, po udhëton për në Moskë për bisedime me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, rreth krizës siriane.

Zyrtarët thanë se Hejg do të kërkojë mbështetjen e Rusisë për presion në qeverinë Siriane, për të zbatuar një plan të OKB-së për paqe.

Të dielën, vëzhguesit e OKB-së i thanë Këshillit të Sigurimit se 49 fëmijë dhe 34 gra ishin në mesin të vrarëve, më 25 maj në Houla. Ata thanë se shumica u vranë nga artileria qeveritare dhe predhat e tankeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›