Termetet Kosova e rrezikuar
Vetem javen e fundit territori i Kosoves eshte goditur nga tri lekundje toke. Termeti me i fundit eshte ndjere rreth ores 0234 minuta te mengjesit te henes.
Lekundja e tokes u ndje me shume ne disa qytete te Kosoves duke perfshire Prishtinen Gjilanin dhe Ferizajn.
Sipas te dhenave te Institutit Sizmiologjik te Kosoves epiqendra e termetit ishte ne Kumanove te Maqedonise. Nderkohe fuqia e termetit vleresohet 4.5 shkalle te Rihterit. Sipas vleresimit te Institutit Sizmologjik lekundje te tokes do te kete serish ne harkun kohor prej pese-gjashte muajsh.
Javen e kaluar vetem ne qytetin e Gjilanit perkatesisht ne juglindje te tij jane ndjere dy termete me magnitude 4.5 te shkalles Rihter. Por fatmiresishte nuk ka pasur deme materiale.Ne vitin 2002 qyteti i Gjilanit ishte goditur nga nje termet i fuqishem. Ne ate kohe shume familje paten pesuar me dheme te medha materiale.