Kosova ne pritje te Clinton

Dy dite para vizites se sekretares Clinton Policia e Kosoves ka marre te gjitha masat e duhura qe gjithcka te shkoje sipas protokollit.
Megjithese policia nuk ben te ditur se sa eshte numri i policeve qe do e sigurojne kete ngjarje zyrtaret e uniformave blu zotohen se gjithcka do te shkoje sipas planit.
Sekretarja amerikane e Shtetit te henen ka nisur turneun e saj tre ditor ne Ballkan. Fillimisht Clinton po qendron ne Sarajeve me pas do te shkoje ne Beograd dhe merkuren do te jete ne Prishtine.
Sekretarja Clinton ne Prishtine do te takohet me ushtruesin e detyres se presidentit Jakup Krasniqi me kryeministrin Hashim Thaci dhe me ministrin e Jashtem Skender Hyseni.
Me pas Hillary Clinton do te vizitoje edhe Gracanicen ku do te takohet me drejtuesit serbe te kesaj komune.
Ne axhenden e zonjes Clinton nuk figuron ndonje vizite e shkurter ne sheshin Bill Clinton ne qender te kryeqytetit aty ku shqiptaret e Kosoves per te nderuar figuren e bashkeshortit te saj Bill Clinton ngriten kete shtatore ne shenje falenderimi per kontributin e ish-presidentit amerikan ndaj popullit te Kosoves.
Pas vizitave ne Sarajeve Beograd e Prishtine Clinton do te ndalet ne Bruksel. Nga drejtuesit e BE-se Clinton pritet te kerkoje te behet e qarte e ardhmja evropiane e Kosoves ashtu si per te gjitha vendet e rajonit si mundesi per te cuar perpara reformat.