Tërmeti, Afganistani në kërkim të 80 fshatarëve të zhdukur

Ekipet e shpëtimit në Afganistan po përpiqen të gjejnë afro 80 fshatarëve afganë, për të cilët ka dyshime se janë zënë nga rrëshqitja e dheut, pas dy tërmeteve në pjesën veriore të Afganistanit.
Guvernatori i provincës Baghlan, Abdul Maxhid, tha se 22 shtëpi ishin mbuluar nga dheu .
Deri sot në mesditë, janë gjetur dy trupa të pajetë dhe në spital janë dërguar rreth 20 persona 20 të plagosur.
Tërmetet me intensitet 5.4 dhe 5.7 shkallë e goditën këtë rajon ditën e hënë, duke sjellë dhe dhe gurë në vendbanimet e largëta malore.
Nga një tërmet në këtë rajon në vitin 2002 ishin vrarë rreth 2 mijë persona.