E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tërmeti i 26 nëntorit, Manastirliu kujton sakrificën e mjekëve: Do ta fitojmë së bashku edhe këtë luftë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka kujtuar sakrificën e stafeve mjekësore, të cilët u gjendën në shërbim të qytetarëve që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. “Si sot një vit më parë ekipet tona mjekësore na dhanë një provë të jashtëzakonshme force e vetëmohimi ndaj një tragjedie që goditi në zemër vendin tonë, tërmeti i 26 Nëntorit”, shprehet Manastirliu.

Vendi ynë sot ndodhet në një tjetër sprovë që kërcënon shëndetin, ndaj ministrja ministrja shprehet e bindur se me përkushtimin e bluzave të bardha dhe solidaritetin e të gjithëve, edhe kjo betejë kundër COVID do të fitohet.“Si sot një vit më parë ekipet tona mjekësore na dhanë një provë të jashtëzakonshme force e vetëmohimi ndaj një tragjedie që goditi në zemër vendin tonë, tërmeti i 26 Nëntorit. Sot jemi në mes të një tjetër sprove, që kërcënon shëndetin dhe jetën por me përkushtimin dhe shpirtin e sakrificës të mjekëve dhe infermierëve tanë dhe me durimin e solidaritetin e të gjithëve, do ta fitojmë së bashku edhe këtë luftë”, shprehet ministrja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›