E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgaj pret Todorovskin: Thellim bashkëpunimi

Bashkëpunimi policor midis dy vendeve, ishte në qendër të diskutimeve midis krerëve të lartë të policisë.

Duke vlerësuar arritjet pozitive të deritanishme në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet policive respektive për goditjen e krimit të organizuar dhe menaxhimin e integruar të kufijve, pjesëmarrësit në takim evidentuan nevojën e forcimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, si në fushën e luftës kundër drogës, trafiqeve të paligjshme, e çdo lloj forme të kriminalitetit.

Në kuadër të këtij takimi Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë të Shqipërisë dhe Maqedonisë evidentuan bashkëpunimin shumë të mirë policor ndërmjet dy vendeve dhe shprehën bindjen se intensifikimi i mëtejshëm i këtij bashkëpunimi do t’i shërbejë rritjes së efikasitet të strukturave policore të të dy vendeve në goditjen e krimit dhe në veçanti formave të organizuara të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›