Tërmeti i fuqishëm/ Shpërthen tubacioni i gazit natyror në Hataj

Tërmeti i fuqishëm që goditi kufirin mes Turqisë dhe Sirisë, shkaktoi qindra viktima dhe qindra të plagosur. Gjithashtu, si pasojë e tërmetit që preku 10 qytete në Kahramanmaraş, një shpërthim dhe zjarr ka ndodhur në tubacionin e gazit natyror në fshatin Topboğazı të rrethit Kırıkhan të Hatay. Rjedha e gazit natyror në provincat Gaziantep, Hatay dhe Kahramanmaraş dhe rrethet Pazarcık, Narlı, Besni, Gölbaşı, Nurdağı, Islahiye, Reyhanlı, Kırıkhan dhe Hassa, është ndaluar.
Nga tërmeti fatal, më shumë se 500 persona humbën jetën dhe më shumë se 2300 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas zv.presidentit turk, të paktën 284 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,300 janë plagosur në Turqi. Ndërsa në Siri, të paktën 237 njerëz u vranë dhe 639 u plagosën. Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi dhe Siri tani është të paktën 521.
Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur dhe duke dëmtuar më shumë se 1,700 ndërtesa.
/rtsh.al/