Tërmeti në Turqi/ Dëmtohet rëndë Kalaja shekullore e Gaziantepit

Kalaja e Gaziantepit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Turqi, është dëmtuar rëndë pas tërmetit të fuqishëm dhe pasgoditjeve që goditën jugun e vendit mëngjesin e kësaj të hëne (6 shkurt).
Kangjellat prej hekuri rreth kalasë u shpërndanë në trotuaret përreth, ndërsa u shemb gjithashtu edhe muri mbajtës pranë kalasë.
Kupola dhe muri lindor i xhamisë historike Shirvani, e cila ndodhet pranë kështjellës dhe thuhet se është ndërtuar në shekullin e 17-të, gjithashtu u shemb pjesërisht.
Sipas gërmimeve arkeologjike, kalaja u ndërtua për herë të parë si kullë vrojtimi në periudhën romake në shekujt II-IV pas Krishtit dhe u zgjerua me kalimin e kohës. Ajo mori formën e saj aktuale midis viteve 527-565 pas Krishtit gjatë periudhës së Perandorit Bizantin Justiniani I, sipas Muzeumeve Turke, siti zyrtar i muzeve dhe vendeve arkeologjike në vend.
/rtsh.al/