E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmeti në Dibër, 1 milion dollarë dëmshpërblimi për banorët

TIRANË - Qeveria ka përllogaritur në shumën e 1 milion dollarëve dëmin e shkaktuar nga tërmeti në Dibër. Nga të dhënat që nxjerrë Shërbimi i Emergjencave Civile janë 1200 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti. Sipas drejtorit të Emergjencave, Alfred Olli, deri tani është bërë preventivi i dëmit për 1100 shtëpi.

Grupet e eksperteve janë duke vlerësuar masën e dëmit edhe për 100 shtëpi të tjera. Burime nga Ministria e Financave thanë se fatura përfundimtare do te jete gati, se bashku me udhëzimin për dëmshpërblimin e banoreve të dëmtuar brenda pak ditëve.

Kostoja qe financat e kanë përllogaritur në 1 milion dollarë do të përballohet nga buxheti i shtetit, përkatësisht fondi rezerve i Këshillit të Ministrave.

Ministria e Financave thotë se dëmshpërblimi i banoreve do te filloje shume shpejt por nuk është dhënë një afat zyrtar. Kompensimi i familjeve do të bëhet me para në dorë.

Çdo familje e dëmtuar do te kompensohet me para ne dore per t'i kryer me pas vete riparimet e nevojshme. Shuma qe do t'i jepet çdo familjeje do te përcaktohet ne baze te çmimeve shtetërore qe përdoren nga Enti Kombëtar i Banesave.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›