Tërmeti në Indonezi, shkon në 310 numri i të vdekurve, më shumë se 2,000 të plagosur

Ka shkuar në 310 numri i të vdekurve nga tërmeti që ra katër ditë më parë në Indonezi, ndërsa 24 persona vijojnë të mbetën ende të zhdukur. Tërmeti me magnitudë 5.6 shkaktoi rrëshqitje dheu dhe shkatërroi ndërtesa. Më shumë se 2,000 njerëz u plagosën, rreth 56,000 shtëpi u shkatërruan dhe më shumë se 62,000 banorë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Indonezia ndodhet në ‘Unazën e Zjarrit’ të Paqësorit, ku takohen pllakat tektonike dhe shpesh përballet me tërmete të forta dhe shpërthime vullkanike.
Në vitin 2004, një tërmet me magnitudë 9.1 në ishullin Sumatra në Indonezinë veriore shkaktoi një cunami që goditi 14 vende dhe vrau 226,000 njerëz, më shumë se gjysma e tyre indonezianë.
/rtsh.al/