E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Stoltenberg: Nuk do të ketë paqe të qëndrueshme nëse Rusia fiton luftën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Jens Stoltenberg, ka ripërsëritur se NATO do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën në luftën me Rusinë, ndërsa thekson se nuk do të kishte paqe nësë kjo e fundit do të dilte e fituar nga kjo luftë.

“NATO do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet. Ne nuk do të tërhiqem. Shumë luftëra përfundojnë në negociata, por ajo që ndodh në tryezën e bisedimeve varet nga ajo që ndodh në fushën e betejës. Mendoj se nuk do të kishte “paqe të qëndrueshme” nëse Rusia fitonte këtë luftë”, tha Stoltenberg. 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Jens Stoltenberg mbështet qëndrimin se Finlanda dhe Suedia duhet të mirëpriten si anëtarë “të plotë” të aleancës.

Sulmet ruse kanë dëmtuar një spital në Zaporizhzhia gjatë natës së kësaj të premte. Ukraina po përpiqet të rivendosë dëmtimin në infrastrukturën e saj energjetike për shkak të bombardimeve masive ruse ku miliona ukrainas mbeten pa dritë dhe ngrohje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›