Zgjedhjet serbe në Kosovë, OSBE: Deri tani votuan 11% e serbëve të Kosovës

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale serbe në territorin e Kosovës deri në orën 14:00 kanë marrë pjesë në votime 11 për qind e qytetarëve serbë të Kosovës.
Misioni për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Kosovë njoftoi se në këtë raund të zgjedhjeve, gjithçka ka shkuar më mirë krahasua me raundin e parë.
“Këtë herë në aspektin logjistik e teknik, gjërat kanë shkuar më mirë se herën e shkuar. Vonesa në hapjen e vendvotimeve ka pasur vetëm me 15 minuta, në krahasim me raundin e parë, ku ka pasur disa vendvotime që janë hapur me 1 orë vonesë”, tha zëdhënësi i OSBE-së në Kosovë, Nikolla Gaon, për “Zërin”.
Në tërë territorin e Kosovës janë hapur 28 qendra votimi, me 90 vendvotime, të cilat do të jenë të hapura sipas ligjit deri në orën 20:00.
Vendvotimet për zgjedhjet serbe në Kosovë që po mbikëqyren nga OSBE-ja u hapën në orën 07:15.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha se Policia e Kosovës ka një plan veprimi enkas për këto zgjedhje, ndërsa nënvizoi se nuk është shënuar asnjë incident apo tensionim i situatës.