Fitou:Vizion për veriun e jo vetëm fjalë
Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Fitou ka deklaruar se duhet më shumë të bëhet për veriun, se sa të flitet. Deklarata e Fitou është bërë gjatë vizitës së tij në disa vendvotime serbe në Graçanicë, ku serbët po votojnë në raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit të Serbisë.
“Mendoj se sa më shumë që flasin, aq më shumë do të rrezikojnë të vazhdojnë të flasim. Ajo që tha BE para gjashtë muajve dhe që është shumë e rëndësishme është se duhet të ketë një vizion për veriun e jo shumë biseda dhe jo fjalë. Sepse, të gjithë po flasin, si vendorët ashtu dhe ndërkombëtarët. Unë mendoj se sa më shumë po flasim, po bëjmë më shumë presion në njerëz”, tha ai.