Tërmeti-Itali, Qeveria shqiptare 50 mijë euro ndihmë
Kryeministri Berisha i ka dërguar një mesazh Kryeministrit të Italisë Silvio Berluskoni. Ne mesazh behet e ditur se qeveria shqiptare ka vendosur të akordojë një shumë modeste prej 50 mijë euro, në ndihmë të familjeve të lënduara
TIRANE-Qeveria shqiptare i premton ndihmë financiare Italisë për të ndihmuar viktimat e tërmetit. Në këto çaste të vështira, ku një tërmet i rëndë ka goditur zonën e Abruzos dhe ka marrë shumë jetë njerëzish, ka plagosur shumë të tjerë dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, Kryeministri Berisha i ka dërguar një mesazh Kryeministrit të Italisë Silvio Berluskoni. Sic bëri të ditur zyra për shtyp e qeverisë, përmes mesazhit Berisha i shpreh Berluskonit ndjenjën e pikëllimit më të thellë, si dhe ndjenjat e solidaritetit dhe simpatisë për familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin mik italian.
Gjithashtu, në këtë mesazh, Kryeministri Berisha i bën të ditur homologut të tij Silvio Berluskoni se, qeveria shqiptare ka vendosur të akordojë një shumë modeste prej 50 mijë euro, në ndihmë të familjeve të lënduara nga kjo ngjarje e rëndë natyrore.
Duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin, Kryeministri Berisha, përmes këtij mesazhi, shpreh gjithashtu bindjen se qeveria dhe populli mik italian do të dinë të kapërcejnë me vendosmëri pasojat e rënda të këtij tërmeti.
(d.b/BalkanWeb)