Itali, arrestohet shqiptari i kërkuar për vrasje
Intepol Roma ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi shqiptar i cili kërkohej nga drejtësia shqiptare për vrasje. Besim Doku 49 vjeç është arrestuar në Torino me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 23 vjet burg, për veprat penale të vrasjes me paramendim në bashkëpunim. Doku në vitin 1997 në vendin e quajtur Bregu i Lumit-Tiranë, në bashkëpunim me Artur Dokun, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin shqiptar Ilmi Cuka dhe kanë plagosur shtetasin Dalip Cuka (vellain e viktimeë) për motive të dobta. Pas krimit Besim Doku, është larguar në drejtim të Italisë.