E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti në Japoni, pasoja tragjike

Spostohet aksi tokesor, rritet bilanci, ndihme nga OKB, permbyset diga ne Fukushima, cunami mberrin ne Indonezi e Hawai.
Pasojat e shkaktuara nga tërmeti janë katastrofale, vlerësojnë ekspertët. Sipas tyre, aksi i rotacionit tokësor është spostuar me 10 cm. Të paktën në këtë konkluzion kanë dalë rezultatet paraprake të mundësuara nga studimet e instituteve gjeofizike dhe të vullkanologjisë. Ndërkaq, policia japoneze në prefekturën Miyagi bën më dije se 200 deri në 300 trupa njerëzish janë gjetur vetëm në brigjet e qytetit të Sendait, në ishullin Honshu. Sipas autoriteteve, bilanci i viktimave pritet të rritet edhe më shumë gjatë orëve ne vijim. Po në qytetin e Sendait, janë evakuar sipas informacioneve më të fundit, 60.000-70.000 persona.

Raportohet se 11 impiante nukleare janë jashtë funksionit pas tërmetit. Disa centrale u përfshinë nga flakët, ndërsa raportohet se është zhdukur një tren dhe një anije me në bord me 100 persona. Dëmet vijojnë të shtohen pasi është shembur edhe një digë ne prefekturën e Fukushimas, dhe uji ka përmbytur shume hapësira duke përfshirë edhe një numër të konsiderueshem shtëpish. Numri zyrtar i të vdekurve arrin në 110 të vdekur . Ashtu sic ishte paraljmëruar më herët, cunami i shkaktuar nga tërmeti 8.9 ballësh që goditi Japoninë ka mbërritur në brigjet jug-lindore të Indonezisë dhe në Brigjet e Hawatit. Me mijëra persona të alarmuar kanë braktisur zonat bregdetare pas marrjes së informacionit të afrimit të cunamit. Zyrtarët indonezianë lajmëruan gjithashtu se pritet një dallgë e dytë e cunamit. Pas tërmetit të fuqishëm, ashtu sic i gjithë komuniteti ndërkombëtar është shprehur i gatshëm për të ndihmuar Japonine, edhe OKB ka garantuar se do të ndihmojë popullin japonez. Deklarata është dhënë nga sekretari i Përgjithshem i OKB-së Ban Ki Mun.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se 5 levizje të tjera me mangitudë 5.5 balle janë regjistruar sërish në brigjet lindore të Japonisë. Në alarm më të madh janë Russia, Filippine, Indonesia, Papua Nuova Guinea, Australia, Fixhi, Meksika, Guatemala, El Salvadori, Costa Rica, Nicaragua, Panama, Honduras, kili, Ecuadori, Colombia e Perù.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›