Tërmeti në Kili, Paqësori nën kërcënimin e cunamit

Të paktën 78 persona kanë humbur jetën pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Kilin. Qendra Amerikane për Vëzhgimin e Tërmeteve thotë se tërmeti ishte i fuqisë 8,8 ballë, me epiqendër rreth 90 kilometra në verilindje të qytetit Conception dhe në thellësi 55 kilometra. Pritet qe numri i viktimave të rritet, ndërkohë që është lëshuar një paralajmërim për cunami per te gjithe Paqesorin, perfshi ketu Havain dhe zonat e largeta te Rusise dhe Japonise. Nderkaq Kalifornia dhe Alaska ndodhen ne gjendje gatishmerie. (updated)
"Një tërmet I përmasave të tilla ka potencialin të gjenerojë një cunami shkatërrues qe mund të godasë brigjet pranë epiqendrës në pak minuta dhe pas pak orës dhe brigjet më larg saj” thuhet në deklaratën për shtyp të Shërbimit Kombëtar Meteorologjik.
Dallgët e para kanë goditur ishullin Juan Fernandez, që ndodhet përpara Valparaisos, ku sipas radiove lokale kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Shpejt dallgët do të arrijnë edhe Ishullin e Pashkës, në të cilin banojnë rreth 3800 persona.
Gjeofizikandi i Qendrës Amerikane për Vëzhgimin e Tërmeteve Victor Sardina tha se disa valë cunami janë përplasur përgjatë bregut kilian dhe me e madhja prej tyre, ajo që u përlas në afërsi të epiqendrës, shkonte në rreth 3 metra.
“I bëj thirrje banorëve që ndodhen në zonat bregdetare të lëvizin në zona më të larta” tha presidenti kilian Michelle Bachelet.
Ndërkaq në Havai po merren masat për evakuimin e popullsisë pas parashikimit që një dallgë mund të godasë ishullin rreth orës 22:00 sipas orës sone lokale. Dallgë shumë të mëdhaja pritet të godasin brigjet aziatike, australiane dhe ato të Zelandës së Re brenda 24 orëve, nga tërmeti që goditi shtetin amerikano-jugor.
Nuk dihen ende saktësisht pasojat e tërmetit, por mediat e huaja flasin për ndërtesa të rrezuara dhe shumë njerëz që qëndrojnë në rrugë. Tavani i një parkingu në lagjen Las Condes të Santiagos u rrëzua duke shkatërruar të paktën 50 makina. Në kryeqytetin kilian mungon energjia ndërsa është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm dhe ai telefonik. Presidenti Bachelet foli për dëme të shkaktuara në disa spitale dhe për evakuime nga ndërtesat e tyre. Aeroporti i Santiagos është mbyllur ndërkohë që një urë që lidh veriun me jugun e Kilit është bërë e pakalueshme.
Pas lekundjes se pare të fuqishme, shërbimi gjeologjik amerikan, rregjistroi dhe shume te tjera, perfshi edhe nje lëkundje me magnitudë 6.9. Në ndryshim nga tërmeti i rënë para disa javës në Haiti, tërmeti i së shtunës në Kili ishte 1000 herë më i fortë.
Kili mban rekordin për tërmetin më të fuqishëm në botë. Një termet me magnitudë 9.5 shkatërroi shtetin jugor të Amerikës në maj 1960 duke i marrë jetën 1655 personave.
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 27 shkurt 2010 )