E Diel, 1 Nëntor 2026

Faith: Nuk ka standarde të dyfishta ndaj krimeve në Kosovë



Përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith ka hedhur poshtë akuzat se ka standarde të dyfishta ndaj krimeve në Kosovë. "Kjo nuk është e vërtetë, pyesni Yves de Kermabonin sa njerëz do të akuzojë EULEX-i për krime lufte në një të ardhme të afërt. Kjo do të jetë një ndërmarrje e madhe", ka thënë Feith, duke shtuar se dëshiron të shohë "të përgjigjen për veprimet e këqija madje sa më parë edhe kriminelët nga UçK-ja". Feith ka thënë se është i bindur se të gjithëve që kanë kryer krime ndaj serbëve pas ardhjes së KFOR-it, do të gjykohen para gjykatave kosovare. "Askush nuk është mbi ligjin dhe këtë ua përsëris autoriteteve çdo ditë ndërsa shtoi se nevojitet shumë kohë për hetime dhe ngritje të akuzave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›