Kane dhe problemet te Bayern: Nuk ishte një katastrofë te Tottenham,

Ishte një nga transferimet më të bujshme të verës duke qenë se Bayern, pas një negociate thuajse rraskapitëse, iu desh t’i paguante Tottenham një shifër afër 110 milionë eurove. Sido që të jetë, Harry Kane tashmë ka filluar t’i shlyejë bavarezët për investimin e tyre me tre gola në po aq ndeshje të Bundesligës.
Dhe sulmuesi anglez, në një intervistë të dhënë për Bild, foli për përshtatjen e tij me Bayern: “Këtu sigurisht që ka një presion tjetër në krahasim me kohën kur isha te Tottenham. Ne donim të fitonim edhe atje, por nëse nuk e bëni këtë për disa ndeshje, nuk është katastrofë”.
Dhe përsëri: “Këtu te Bayern është ndjenja se duhet të fitojmë çdo ndeshje. Pavarësisht fitoreve 4-0 dhe 3-1 në dy ndeshjet e para, u tha se njerëzit nuk ishin të kënaqur me mënyrën se si ne luajmë. Por, – përfundon Kane, – është pjesë e të qenit në një nga klubet më të mëdha në botë”.