E Martë, 3 Nëntor 2026

Dropulli përgatit zahiretë e dimrit/Koha më e mirë për përgatitjet e trahanasë, glikove dhe turshive

Zona e Dropullit dhe kryesisht Derviciani është i njohur për përgatitjen e zahireve të dimrit.

Kjo periudhe është koha më e mirë e përgatitjes se tyre siç është trahanaja, glikotë e ndryshme dhe turshitë. 

Vasillo, një banore e Dropullit thotë se zahiretë përdoren për dimër. Ato janë shumë të ushqyeshme dhe me vlerë. Përbërësit e tyre banorët e Dropullit i gjejnë në zonë.

Zonja Vasillo artin e gatimit e ka të trashëguar nga gjyshja dhe nëna e saj. Ajo është marrë me përgatitjen e zahireve qysh në moshën 17 vjeçare. “Nuk ka kënaqësi më të madhe kur përgatisim zahiretë e dimrit” thotë Vasilloja. “Ato i përgatisim në rradhë të parë për fëmijët, nipërit e mbesat, e pastaj për vete” thotë ajo.

Zonja Vasillo është e kënaqur që këtë traditë po ua trashëgon edhe të rinjve dropullitë.

Gatimet e prodhimet e zonjës janë produkte tradicionale dhe bio.
Ato pëlqehen dhe nga turistë të huaj të cilët vizitojnë Dervicianin.

Gazetare Megi Mëhilli

/ rtsh /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›