E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti në Peshkopi, Balla vizitë në familjet e dëmtuara

Tërmeti i së dielës me epiqendër në Gjirocë të Peshkopisë, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në disa fshatra në Komunës Steblevë në Librazhd.
Në të gjithë këtë komunë numërohen me dhjetra, banesa të dëmtuara, një pjesë e të cilave kanë pësuar dëme të konsiderueshme.
Kështu në fshatin Sebisht të Steblevës, dhjetra familje vazhdojnë të qëndrojnë në qiell të hapur, pasi shtëpitë kanë pësuar dëmtime të shumta.
Zonën e prekur nga tërmeti i së dielës e ka vizituar edhe deputeti, Taulant Balla, i cili pati takime me banorët. "Tërmeti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa numri i shtëpive të dëmtuara është i madh. Unë i bëj apel qeverisë që mos e përdorë tërmetin për propagandë, pasi mes këtyre familjeve të prekura ka edhe prej atyre që kanë humbur atë pak ushqimin që kishin", tha Balla.
Tërmeti i së dielës së kaluar e kishte epiqendrën në Gjoricë të Peshkopisë, por lëkundjet me forcë 7 ballë u ndjenë në disa rrethe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›