Meta: Bojkoti i PS, kohë e humbur. Rama: Meta flet për llogari të Berishës dhe Nanos
TIRANË - "Ilir Meta nuk çudit më askënd me deklaratat e tij kundër PS, sepse tashmë ai flet për llogari të Sali Berishës dhe që të dy, bashkë me Fatos Nanon duan me çdo kusht ta kthejnë PS në një vegël të qeverisë duke e futur në parlamentin e votave të grabitura", kështu deklaron Partia Socialiste, pas kërkesës së Metës për të lënë bojkotin.
Me anë të zëdhënëses, Armela Imeraj, Rama iu përgjigj Metës se "PS nuk hyn në parlament pa u garantuar transparenca e zgjedhjeve të papranueshme të 28 qershorit".
Sipas tij këto janë diversioneve e konflikteve artificiale për të dobësuar PS nga ana e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Fatos Nanos. "Por thirrjet e tyre nuk e ndryshojnë dot qëndrimin e socialistëve e të gjithë popullit opozitar ndaj një parlamenti të marr peng me manipulime e me korrupsion elektoral", deklaron PS-ja.
S'kemi kohë për të humbur me bojkotin e PS-së
TIRANË - Ilir Meta kërkoi sot që politika shqiptare të nisë stadin e ri, pasi askush s'ka kohë për të humbur. Bojkotin e PS-së, ai e çuan kohë të humbur dhe iu bën thirrje të gjitha palëve që të angazhohen seriozisht secili në rolet e tyre.
Kreu i LSI-së, njëkohësisht edhe ministër i Jashtëm dhe zv.Kryeministër, Ilir Meta, daljen e tij publike e shfrytëzoi edhe për të treguar se "LSI është çdo ditë e më e bindur se marrëveshja bashkëqeverisëse është shumë e vlefshme". "Ky koalicion do të shërbejë për integrimin sa më të shpejtë në të vendit në Bashkimin Europian", vijoi ai.
Në lidhje me akuzat e Kryetarit të opozitës Rama adresuar atij, Meta, tha se "askush nuk ka kohë më për të humbur, Partia Socialiste nuk ka respektuar marrëveshjet me ne". Sipas tij, jo vetëm që nuk ka vend për pendesë për këtë hap vendimtar të politikës vendase, por çdo ditë që kalon i bind edhe më tepër anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim se kjo ishte rruga e vetme për të shpëtuar vendin nga kriza politike dhe për të dhënë garancinë mbi vazhdimësinë e reformave. Në këtë konteks ai kërkon edhe angazhimin e ri politik të pozitës dhe opozitës. Ndërsa sa i përket politikës që po ndjek Partia Socialiste, kreu i LSI-së, Meta, u shpreh se njerëzit janë të lodhur prej saj.