15 deputetë të PS në Athinë në mbështetje të Papandreut
Numri i madh prej 15 deputetesh i kryesuar nga Gramoz Ruçi në mbështetje të socialistëve grekë ( Pasok) përbën një veprim konkret dhe anasjelltas mbështetur në frymën e mirë që mbizotëron ndërmjet dy partive socialiste, ku që nga viti 1992 është bërë si një çështje tradicionale.
Jorgo Papandreu ka qenë i vetmi që kishte mbështetur kryetarin e opozitës më të madhe në Shqipëri. z Edi Rama, vetëm një ditë para votimeve. Ky numër i madh deputetësh padyshim do të sjellë një indinjatë në kampin e konservatorëve të kryeministrit aktual z. Karamanlis, që asnjëherë nuk ka marrë mundimin të mbështesë z. Berisha.
Emigrantët ndihen krenar për këtë mbështetje të socialistëve, pasi shpresat e tyre tashmë janë drejtuar nga z. Jorgo Papandreu, i cili nga ana e tij ka treguar një vullnet të mirfilltë në zgjidhjen e probleme të tyre. Po a do të bëhen këtë radhë premtimet e krerëve të partive politike lidhur me problemet dhe hallet e emigrantëve?.
Gramoz Ruçi, Taulant Balla dhe Azil Gashi. janë takuar me kryetarin e degës së PS për Greqinë me z. Anastas Murati. Më pas Ruçi dhe deputetët kanë bërë në zyrat e PS në Athinë një takim pune me kryesinë dhe me kryetarë të organizatave të tjera.
“Ne i konsiderojmë zgjedhjet e PASOK-ut si zgjedhje të rëndësishme si për vendin tonë. Duke pasur parasysh se jemi të një familje politike evropiane së majtë, duke pasur parasysh se Jorgo Papandreu është president i partive socialiste, duke pasur parasysh rëndësinë që ka Greqia për Shqipërinë, duke pasur parasysh numrin e madh të emigrantëve shqiptarë si në asnjë vend tjetër. Duke pasur parasysh marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë, dhe për Bashkimin Evropian është po Greqia, siç e kam thënë që një PASOK në pushtet është në radhë të parë për përmirësimin e dy vendeve, në radhë të dytë është për standardet të cilat janë interesa të drejtë për drejta në takimin e Fatos Nanos me Andrea Papandreun, ku rezultati i bisedës midis tyre ka qenë ajo që detyra e jonë e politikanëve të Ballkanit është të evropianizojmë Ballkanin dhe jo të ballkanizojmë Evropën. Unë këtë konsullatë e gjej sot si alternativ në filozofi të PASOK-ut”, tha ndër të tjerash Ruçi.
Ai shtoi se është një gjë mjaft e mirë që marrëdhëniet midis dy forcave politike janë të përsosura, po ashtu edhe midis dy liderëve janë thjeshtë jo vetëm protokollare, po janë më se shoqërore ndërmjet dy vendeve. “Ne kemi ardhur për të dhënë një kontribut modest në mbështetje të plotë të së majtës në betejën elektorale në gjithë territorin e Greqisë me një numër prej 15 deputetësh, të shpërndarë duke takuar grupe të caktuar, njerëz për të krijuar atë frymë atë mbështetje në funksion të fitores të PASOK-ut”, vijoi më tej ai.
Në vazhdim Ruçi u ka bërë thirrje emigrantëve që të mbështesin fuqimisht e si mundin Pasokun, pasi shtetasit shqiptar me kombësi greke përbëjnë një forcë prej 30 mijë votuesish.
Më pas Ruçi së bashku me deputetet e tjerë të shoqëruar nga kryetari i degës së PS për Greqinë z. Anastas Murati kanë marrë pjesë në fjalimin që mbajti Jorgo Papandreu në sheshin Pedio Arieos. Anastas Murati bëri të mundur një takim me grupin e deputeteve të PS të ardhur nga Shqipëria me z. Jorgo Papandreu. /Shpëtim Zinxhiria Athinë /