E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tërmeti në Turqi dhe Siri, shkon në 6 numri i viktimave, më shumë se 600 të plagosur

Toka në Turqi dhe Siri nuk gjen qetësi. Dy javë pas tërmetit fatal të 6 shkurtit, mbrëmjen e së hënës (20 shkurt) dy tërmete të tjera goditën dy vendet, duke shkaktuar 6 viktima dhe më shumë se 600 të plagosur.

Lëkundjet me magnitudë 6.4 dhe 5.8 me epiqendër në juglindje pranë kufirit me Sirinë shembën ndërtesat e dobësuara nga tërmeti i 6 shkurtit i cili shkaktoi më shumë se 46 mijë të vdekur, ndërsa nuk dihet ende numri i personave që gjenden ende nën rrënoja.

Sipas The Guardian, ministri turk i Brendshëm, Suleyman Soylu ka deklaruar se viktimat u regjistruan në Antakia, Defne dhe Samandag, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të mos futen në ndërtesat e dëmtuara. Ndërsa ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha se 294 persona u plagosën në tërmetin e së hënës në mbrëmje, me 18 të lënduar rëndë të cilët u transportuan në spitalet në Adana dhe Dortyol. Tërmetet e mbrëmjes së djeshme shkaktuan sërish panik te qytetarët, frika e së cilëve ishte ende prezente nga tragjedia e dy javëve më parë.

    /rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›