Chelsea dhe viti 2023 që nuk premton shumë

Investimet e bëra nga Chelsea kanë shkaktuar shumë diskutime që kur Todd Behli, pasardhësi i Roman Abramovich mori aksionet e klubit. Shpenzime faraonike që nuk përputhen me rezultatet e dëshiruara, me rezultate negative në Premier League dhe me një rrugë të kompromentuar drejt kualifikimit për në Champions League.
Suksesi i fundit te Chelsea daton më 15 janar, që përkon me fitoren e vetme të vitit 2023 në ndeshjen ndaj Crystal Palace. Bilanci për pjesën tjetër, është katastrofik: katër barazime dhe pesë humbje që kanë hedhur hije mbi të ardhmen e Potter-it. Vendi i dhjetë në Premier League, me vetëm 31 pikë në 23 ndeshje, nuk jep sinjale për të qenë pjesë e kupave të Europës.
Në dy seancat e fundit të merkatos, Chelsea ka shpenzuar rreth 611.49 milionë euro për të revolucionarizuar klubin, por deri më tani skuadra po zhgënjen sa i përket rezultateve të arritura.