E Diel, 1 Nëntor 2026

Termeti nxirret i gjalle pas 100 oresh ne renoja


Një i mbijetuar u nxorr i gjallë nga rënojat e ndërtesave të rrëzuara në Turqi, 100 orë pas tërmetit shkatërrimtar të së shtunës.

I riu kishte mbetur në një xhep të krijuar në rënoja dhe pavarësisht se iu desh të qëndronte për pesë ditë në kushte çnjerëzore, pa ushqim dhe ujë të pijshëm, gëzon një gjendje stabël shëndetësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Më parë gjatë ditës, një foshnje dy muajshe u nxorr e gjallë dhe iu dorëzua nënës së saj, ndërsa gjetja më e bujshme mbetet ajo e ditës së tretë, kur gjyshja, vajza dhe mbesa u gjetën të treja në rënojat e një blloku apartamentesh të shembur.

Në total, 185 persona janë nxjerrë nga gërmadhat, por pothuajse të gjithë në dy ditët e para dhe shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë janë tashmë inekzistente.

Ndërkohë, 523 persona konfirmohen si të vdekur, 1 600 të plagosurit dhe me dhjetëra mijëra të pastrehët. Bilanci pritet të rëndohet, pasi me qindra persona rezultojnë të humbur.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Jep dorëheqjen Shaban Memia?
Prej javësh në ALUIZNI, kontrolli i auditit të Kryeministrisë
PS ftesë Berishës e Topallit
Sali Shehu në krye të KLSH-së
LMN: Modernizim në PS
Mazhoranca kundër Sali Shehut

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›