E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tërmeti prej 5.5 ballë godet Japoninë

Një tërmet i shkallës 5.5 ballë i shkallës Rihter goditi prefekturën Ibaragi në afërsi të Tokios. Sipas televizionit japonez NHK nuk ka pasur menjëherë informacione për të plagosur apo dëmtime materiale.

Tërmeti thuhet se nuk ka pasur ndikim as në uzinën bërthamore-Fukushima, të goditur më parë nga cunami. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se shkalla fillestare e tërmetit të ketë qenë 5.2 ballë i shkallës Rihter.

Më 11 mars të këtij viti, bregdeti veri-lindor i Japonisë ishte godiur nga cunami dhe tërmeti më i fuqishëm në historinë e vendit, duke shkaktuar katastrofën më të madhe bërthamore në botë që nga kriza e Çernobilit 25 vite më parë. Si pasojë e tërmetit të marsit kanë vdekur ose janë zhdukur 23 mijë persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›