SHBA, Obama kthehet në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Barack Obama, është kthyer në Shtëpinë e Bardhë pak para orës 1:50 sipas orës lokale, ose 07:50 sipas orës sonë, pas një udhëtimi që zgjati rreth 9 ditë në zonën e Paqësorit. Pasi zbriti nga avioni presidencial, Obama ka përshkruar një pjesë të udhëtimit të tij në bordin e helikopterit ushtarak. Udhëtimi kishte filluar javën e kaluar me ndalesën në Haëaii, ku Obama drejtoi samitin ekonomik të Azi-Paqësorit, Apec. Presidenti ndaloi në Australi dhe në Indonezi ku mori pesë në samitin e Azisë Lindore, ndërsa është takuar edhe me kryeministrin kinez Ëen Jiabao. Dy liderët u takuan gjatë ditës së djeshme në kuadër të samitit të madh aziatik në qendër të së cilit ishin diskutimet mbi ekonominë.
Takimi, i cili vjen në kohën e mosmarrëveshjeve ndërmjet dy fuqive botërore, nuk ishte i planifikuar formalisht. Ai u mbajt në ditën e fundit të turneut nëntë-ditor të Obamas në Azi.
Gjatë këtij turneu, presidenti amerikan themeloi një task-forcë të marinarëve në Australi, ndërsa ndërmori edhe lëvizje të tjera që cilësohet të sfidojnë rritjen e rolit të Kinës.