Papa në Afrikë: Të krishterët të luftojnë çdo akt dhune kundër grave

Duke folur nga Benini aty ku ndodhet për të mbështetur vendet e Afrikës, Papa Benedikti i XVI ka ftuar të krishterët që të luftojnë çdo akt dhune kundër grave. Ati i shenjtë kërkoi përgjegjësit për konfliktet, për ata që kanë “financuar” krimet duke iu referuar çdo lloj trafiku. Më tej ai nënvizoi se duhet luftuar analfabetizmi, i cili është një epidemi e njëjtë si Sida, Tuberkulozi dhe Malaria. Benedikti XVI nënshkroi të shtunën atë që njihet me emrin "Hartën e rrugës" së Kishës katolike në kontinentin afrikan, në të cilën bën thirrje për pajtim dhe qeverisje të mirë dhe denoncon të gjitha format e skllavërisë dhe vlerëson se sida është para së gjithash një problem "etike". Ky tekst prej 135 faqesh i titulluar "Africae Munus" ose e shqipëruar Angazhimi i Afrikës, përmbledh konkuzionet e Sinodit mbi Afrikën që u mblodh në 2009 në Vatikan.
Në këtë dokument, Papa u kërkon katolikëve të pozicionohen me vendosmëri për pajtimin, mbrojtjen e familjes dhe qeverisjen e mirë. Ai bën thirrje gjithashtu për heqjen e dënimit me vdekje dhe denoncon trajtimin e keq ndaj grave dhe fëmijëve.