E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti, qytetarët: Nuk ndihemi të sigurtë

Lëkundjet e tërmetit të së martës kanë tronditur edhe qytetarët e Tiranës. Sigurisht në orët kur edhe janë dëgjuar lëkundjet pothuajse të gjithë kanë qenë në gjumë, megjithatë një numër i madh i të intervistuarëve nga mikrofoni i "Ora News", janë shprehur se janë frikësuar. Shumë qytetarë të cilët jetojnë në palate të larta shprehen se nuk ndjehen të sigurtë, qoftë edhe nga lëkundjet e vogla.
Megjithatë, siç duket këto lëkundje nuk kanë ngjallur panik tek të gjithë banorët e kryeqytetit. Edhe pse epiqendra e tërmetit ka qenë vetem 13 kilometra larg Tiranës, disa qytetarë janë shprehur se termetin nuk e kanë ndjerë fare.
Por të gjithë të intervistuarit janë shprehur se e rëndësishme është që ky tërmet nuk ka shkaktuar dëme njerëzore dhe materiale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›