Bosnje/ Zbulohet një varrezë masive në Srebrenicë
Është gjetur edhe një varrezë masive në pjesën lindore të Srebrenicës.
Mediat boshnjake citojnë prokuroren Fatima Haxhibeganoviç të ketë thënë se janë gjetur skelete njerëzish në Vidikovac, fshat ky në dalje të Srebrenicës.
Haxhibeganoviç ka shtuar se bëhet fjalë për një varrezë në të cilën mund të ketë shumë viktima që ishin bartur nga vendi i krimit.
Gjatë luftës në Bosnjë në vitet 1992-95 serbët e Bosnjës kishin sulmuar Srebrenicën dhe kishin masakruar 8.000 burra e djemë boshnjakë.