Terminali i ri i pasagjerëve, ofrohen 11 kompani

Plot 11 kompani kanë shfaqur interes për studimin e fizibilitetit të terminalit të ri të pasagjerëve në kryeqytet, pjesë e projekteve strategjike të bashkisë së Tiranës. Përzgjedhja ndërmjet kompanive do të përfundojë në fund të muajit prill, ndërsa në maj starton puna në projektin për studimin e fizibilitetit. Ky studim do të realizohet në një kohështrirje kohore 9 mujore dhe lidhur me këtë projekt BERZH ka akorduar 500 mijë euro për përmbylljen e tij. Terminali i ri i pasagjerëve do të ndërtohet me koncesion dhe është pjesë e bulevardittë ri të Tiranës.Më 12 të këtij muaji bashkia e Tiranës nënshkroi një marrveshje koncensionare për ndërtimin e të parit parkim nëntokësorë në kryeqytet. Ky parkim, i cili do të ndërtohet katër kate në dhe, në sheshin “Italia”, do të mund të parkojnë 1000 automjete dhe do të ketë një kosto financiare, për ndërtimin prej rreth 1. 6 miliard lekësh.