E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon Studimi i fizibilitetit, s`ka datë për udhërrëfyesin

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule deklaroi të martën në Prishtinë se nisja në mënyrë formale e Studimit të fizibilitetit bën të mundur që axhenda europiane e Kosovës të ecë përpara ndërsa ka shtuar se 2012 është vit i rasteve për Kosovën.
 

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, Fyle duke folur për përmbushjen e standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian, pranoi se administrata publike është duke u bërë sfidë shumë më e madhe për autoritetet në Kosovë.
 

I pyetur nga mediat për dëtn e saktë kur Kosovës mund t`I jepet udhërrëfyesi për vizat, Fyle tha se nuk mund ta jap kohën e saktë por shprehu mbështetjen e BE-së në këtë drejtim.

Megjithatë, komisioneri për Zgjerim e cilësoi nisjen formale të Studimit të fizibilitetit, si një hap dhe periudhë të re të marrëdhënieve Kosovë-BE.

Duke u përgjigjur në pyetjet se a është duke u bërë vetëm retorikë dhe jo punë konkrete për procesin integrues të Kosovës, Fule tha se procesi aktual është krejt ndryshe nga ai i disa muajve më parë.
 

Komisioneri për Zgjerim tha se është tejet e rëndësishme të përmbushen reforma elektorale, të ketë zbatim të ligjit, të respektohen të drejtat e pakicave, ndërkaq sa i përket administratës publike konfirmoi se është duke u bërë sfidë shumë e madhe për autoritetet në Kosovë.
 

Ndërkaq, presidentja e vendit Jahjaga është zotimin për përmbushjen e kritereve për procesin integrues, ndërsa shtoi se integrimi evropian është një projekt kombëtarë.
 

Ajo u shpreh se është e rëndësishme që Kosova dhe i tërë Ballkani Perëndimor të integrohen sa më shpejt në BE. Presidentja vlerësoi se Kosova dhe BE, në marrëdhëniet ndërmjet tyre kanë bërë një hap tejet të rëndësishëm me hapjen e procesit për liberalizimin e vizave dhe fillimit të studimit të fizibilitetit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›