Bashkia smban premtimin për taksat, tregtarët e Kombinatit në protestë
Tregtaret e zonës së Kombinatit u rikthehen sërish protestave. Këtë herë për shkak të mosmbajtjes së premtimit nga ana e Bashkisë për heqjen e taksës për një vit. Sipas tregtarëve nën Kryetari i Bashkisë u ka premtuar heqjen e taksës, por në fakt ata shprehen se atyre u ka ardhur fatura ku duhet të paguajnë.
Në lidhje me këtë problem Z. Edmond Panariti në një prononcim për Ora News u shpreh se Bashkia po merret me shqyrtimin e këtij problemi.
Tregtarët kanë protestuar në fillim përpara Bashkisë dhe më pas i janë drejtuar Zyrës së Emergjencave në Ministrinë e Brendshme. Sipas të cilëve, kjo e fundit ka penguar në mosdërgimin e listës së kompensimit për të dëmshpërblyerit.