E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terminatori, i tmerrshëm pa të

Aktori, Arnold Schwarznegger, që u bë i famshëm falë rolit kryesor në filmin "Terminator", deklaroi se vazhdimi i fundit i filmit “Terminator Salvation” është i tmerrshëm. Në pjesën e fundit të sagës rolet kryesore i interpretojnë Christian Bale dhe Sam Worthington. Është kjo pjesa e vetme në të cilën nuk luan Schwarzenegger.

"U munduan, nuk është se s’u munduan. Por, aktrimi i tyre dhe gjithçka tjetër... dukej sikur iu iku treni. Thjeshtë kjo nuk është ajo që pritet”, u shpreh Schwarzengger.

Ish-guvernatori i Kalifornisë thotë se me dëshirë do të luante sërish rolin e vrasësit robotik, ndonëse ka kushtet e tij.

"Jam i hapur për çdo bashkëpunim, por me kusht që filmi të bëhet siç duhet, të jetë një film që janë mësuar ta shohin njerëzit, e jo i tmerrshëm si ky i fundit”, sqaroi ai.

Terminatori i fundit, i vitit 2009, fitoi 370 milionë dollarë nga shfaqjet nëpër botë, që e bënë vazhdim jo aq të suksesshëm. Filmi i parë, i vitit 1984, inkasoi mbi 500 milionë dollarë, ndërsa i dyti 433.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›