E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terminatori president zera per ne krye te Brukselit

Pas eksperiencës së guvernatorit të Kalifornisë për  Terminatorin e ekranit të madh Arnold Schwarzenegger sfida e rradhës mund të jetë Bashkimi Evropian.

Spekulimet në media thonë se Schwarzenegger po këshillohet të  kthehet në vendlindje në Evropë dhe pse jo të fillojë betejën për të qenë pasardhësi i belgut Herman Van Rompuy.

Thashethemet në Hollywood u nxitën dhe më pas deklaratave të ish-kreut të kabinetit të guvernatorit që u shpreh se një rol të tillë, Arnie do ta kryente më së miri. Vetë Schwarzenegger deri tani nuk e ka bërë të qartë nëse do të kthehet në ekranin e madh apo do t’i përdorë muskujt më tej në arenën politike.

Një gjë është e sigurt, kolltuku i zyrës ovale në shtëpinë e bardhë mbetet i paarritshëm për Arnold Schwarzenegger, pasi ai nuk është i lindur në Shtetet e Bashkuara.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›