Trafiku i organeve. Mberrin ne OKB kerkesa serbe
Mbërrin në Kombet e Bashkuara kërkesa e Serbisë për hetim të trafikut të organeve në Kosovë. Zyra e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon e ka marrë propozimin e Serbisë për hetime, lidhur me dyshimet për tregti me trafikim të organeve njerëzore në Kosovë, raporton agjencia beogradase Beta.
“Mund ta vërtetoj se e kemi marrë këtë letër. Ajo do të publikohet si dokument zyrtar i Këshillit të Sigurimit, për disa ditë”- tha Vanina Maestraqi, nga Zyra e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Megjithatë, ajo nuk ka mundur ta preçizojë se kur eventualisht Këshilli i Sigurimit i OKB-së, do ta ketë në rend të ditës këtë kërkesë.
Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, më 19 të këtij muaji, ka deklaruar se sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, i ka dërguar një letër, në të cilën propozon zhvillimin e hetimeve nën mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, gjatë qëndrimit në Beograd, tha se Moska “e mbështet në tërësi këtë iniciativë të Serbisë”.
Në raportin e zviceranit Dik Marti, raportues i Këshillit të Evropës, ish- pjesëtarët e UÇK-së, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, akuzohen për trafikim të organeve gjatë luftës në Kosovë.