E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betejat e medha fushata ne Korce e Kukes

Partia Demokratike e Korçës është kundër masterplanit të hartuar nga një studio gjermane për qendrën e qytetit. Kandidati i“Aleancës për Qytetarin”, Andrea Mano e ka bërë të ditur këtë qëndrim në një takim me intelektualë, urbanistë dhe arkitektë të qytetit.

”Pë sa kohë unë do jem prefekt, për sa kohë unë do jem në një pozicion të tillë të rëndësishëm nuk do të lejoj që qyteti im, sipas mendimit tim, të shkatërrohet” tha Mano.

Në reagimin e tij kreu aktual i bashkisë Niko Peleshi është shprehur se qëndrimi bllokues i këshilltarëve të djathtë ka bërë që qyteti i humbasë 800 mijë euro investim të Banka Botërore.

“Korça na frymëzon të punojmë çdo ditë për ta çuar Korçën me çdo projekt një hap përpara” tha Peleshi.  

******
Në inagurimin e një kopshti kandidati i Aleancës për Qytetarin për drejtimin e bashkisë së Kuksit Hasan Halili është shprehur se sistemi arsimor ka njohur dhe do njohë progres 4 vitet e ardhshme.

“Bashkia do të jetë e vëmendshme se do të krijojmë ambjente të tjera. Nuk do të kursehemi në mënyrë kategorike përsa i përket shërbimit, cilësisë, edukimit të brezit të ri” tha Halilaj.

Ndërsa kandidati i Partisë Socialiste Alfred Cengu ka premtuar mbështetje maksimale për moshën e tretë në një takim me pensionistë dhe veteranë.

“Do të kërkojmë në funksionin të përmbushjes së detyrës së funksionarit të kryetarit të bashkisë çdo gjë që është e mundur. Dëshirojmë figurën morale si dhe vlerësim të njëjtë për çdo qytetar” tha Cengu.

Olgera Muka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›