E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ternava Ne Kosove po hyjne radikalet


Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava u bëri thirrje institucioneve të sigurisë që t’i kontrollojnë mirë kufijtë, pasi vlerëson se në Kosovë po hyjnë individë të dyshimtë, të cilët përmes aktiviteteve fetare po synojnë indoktrinimin e rinisë me frymë ekstremiste.

“Fatkeqësisht edhe sot në Kosovë ende hyjnë njerëz pa kurrfarë kriteri, hyjnë persona të paftuar, hyjnë persona dhe individë, të cilët nuk ia duan të mirën Kosovës”, ka thëvë Tërnava në një intervistë për “Radio Kosovën”.

Në thirrjen e tij të pazakontë, Tërnava thotë se këta elementë që hyjnë në Kosovë nuk janë zyrtarë dhe mysafirë të Bashkësisë Islame. Ata, sipas tij, po mundohen që një pjesë, në veçanti rininë, ta indoktrinojnë.

“Për këtë duhet të jemi shumë syçelë. Ministria e Punëve të Brendshme, EULEX-i dhe qeveria në përgjithësi duhet t’i kontrollojnë kush janë ata njerëz. Unë nuk mund t’i kontrolloj kufijtë e Kosovës, pasi nuk është punë e imja, por dua të deklaroj botërisht se ata individë që kanë ardhur në Kosovë nuk kanë ardhur me ftesën e Bashkësisë Islame”, ka deklaruar Tërnava.

Një kërkesë ai ia ka drejtuar edhe besimtarëve: “Ne i porosisim të gjithë xhematlinjtë tanë, të gjithë vëllezërit dhe motrat tona, që të mos bien pre e asnjë interesi të ngushtë, pavarësisht nga vjen ai. Pasi nuk ka radikalizëm vetëm në fenë islame, por edhe në fetë e tjera, dhe ato janë prezente në Kosovë”.

“Megjithatë, unë nuk shoh rrezik për ardhmërinë, mirëpo duhet që institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me ne, të punojnë dhe t’i çojnë në vend porositë fetare, ta ruajmë mesin, por jo duke i luftuar ndjenjat fetare”, ka perfudnuar myftiu i Kosovës intervistën e tij të pazakontë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Rama vizitë në Kosovë
Në prag të festës së flamurit, kreu i opozitës shqiptare EdiRama viziton Prishtinën. Kryetari i Partisë Socialiste u prit në selinë e qeverisë nga kryeministri kosovar Hashim Thaci, të cilit i përcolli mesazhin, se politika shqiptare është e bashkuar për Kosovën. Thaci: 2012, viti i liberalizimit të vizave
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se viti 2012 do të jetë viti i liberalzimit të vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Kosovë, rriten aplikimet për në polici
Në Kosovë vihet re një rritje e ndjeshme e numrit të personave që janë të interesuar për t’u anëtarësuar në radhët e Policisë së Kosovës. Barrikadat pengojnë EULEX-in
EULEX-i ende nuk ka arrestuar asnjë person të identifikuar, si të dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymeri dhe djegien e Pikës Kufitare të Jarinjes në korrik të këtij viti.
Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi
Festa e Flamurit do ta veshë kuq e zi Prishtinën dhe mbarë Kosovën. Edhe pse qeveria kosovare e ka shpallur ditë pushimi 28 nëntorin, në fakt janë Komuna e Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje, por dhe Aleanca Kuqezi nga Shqipëria, ata  që do t’i japin jetë festës në Kosovë.  


Lajmet kryesore

Clinton: Shqiptaret duan qeveri transparente
"SHBA-të partnere të Shqipërisë"
Topi në Itali, vlerëson raportet dypalëshe
Irani shpall “non grata” Britaninë
Tragjedi në futboll, vdesin tetë futbollistë
Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›