Gjirokastër, Muzeu i armëve, përkujtohet 40-vjetori

Nëpërmjet një ceremonie të veçantë është përkujtuar në kështjellën e gurtë të Gjirokastrës, 40 vjetori i çeljes së Muzeut Kombëtar të Armëve. Por, 40 vjetori i çeljes së këtij muzeu sjell në vëmendje të veçantë edhe amortizimin jo vetëm fizik, por edhe konceptual të godinës.
Qysh pas viteve `90, Muzeu Kombëtar i Armëve e ka humbur statusin e dikurshëm dhe sot ai mbështetet financiarisht vetëm nga Bashkia e qytetit. Një nga punonjëset me aktivitet 25 vjeçar në këtë muze pohon se godina ka nevojë për rifreskime dhe rregullime specifike.
Ndërkohë, drejtoresha e këtij muzeu, Teuta Kallajxhi tregon rëndësinë e tij, sidomos për turistët.
Ajo ka shtuar se për shkak të fluksit në rritje të turistëve që vizitojnë qytetin e Gjirokastrës, edhe Muzeu Kombëtar i Armëve paraqet domosdoshmërinë e rikonceptimit dhe pasurimit me relike të reja historike.