Tërnavën e zbulon Amerika!
Myftiun Naim Tërnava e zbulojnë që e ka kopjuar (marrë të gatshme), magjistraturën e tij nga dijetari Zija Abdullah.
Plagjiatura e Naim Tërnavës zbulohet nga Rrjeti transnacional i dijetarëve, i quajtur Qendra e Pluralizmit Islam (CIP), me seli në Washington.
Identike, fjalë për fjalë, Tërnava për magjistraturën e tij e merr të gatshme disertacionin e doktoraturës së predikuesit islam, Zia Abdullah, me titull Efekti i Akides Myslimane në Udhëzimet sesi Duhet Sjellë, e miratuar më 1997-1998, nga Universiteti i Zaytunas, në Tunis.
A është haram me vjedhë dijen e huaj?
Lum Naimi që është qytetar evropian i Kosovës dhe nuk ndëshkohet për krimin ndaj dijes, për përvetësimin e pronës së huaj intelektuale.
Të ishte qytetar në Iran apo Afganistan çfarë do ti ndodhte myftiut po qe se do ta gjenin duke e tradhtuar fenë e tij.
Se, përvetësimi ilegal (edhe i dijes) është në kundërshtim me mësimet islame.
Ndoshta Naimi dhe Zia i kanë pasur të njëjtat mendime për të njëjtat çështje. Ndodh!
