E Diel, 1 Nëntor 2026

Shteti vs. Feja/ Urrejtje dhe kinse buzëqeshja

219-gjyqi-2Censusi i fundit e nxori edhe njëherë në pah marrëdhënien e komplikuar të shtetit shqiptar me kishën e vet. Numrat e reduktuar të anëtarëve të komuniteteve, treguan se diçka vërtetë nuk shkon mirë në vetëdijen e shtetit, që në thelb duket se ka ende shumë ateizëm. Në fakt, këtë ndjesi, e kanë pasur prej kohësh të gjithë udhëtarët e huaj dhe më shumë akoma studiuesit, ata që i kanë këqyrur me kujdes marrëdhëniet shtet-fe. Pasi, të gjitha regjimet, gjatë ekzistencës së shtetit shqiptar, edhe pse e kanë disiplinuar fenë, shpesh e kanë tepruar…

Nga Ben Andoni*

Në një fshat të largët, ku dimri bënte i keq dhe me dëborë, atë ditë kishte ndodhur një fatkeqësi. Kjo ishte më e keqja, që e kish pllakosur fshatin. Kishte vdekur një besimtar i nderuar mysliman dhe për fshatin ishte turp, nëse nuk do ta përcillte me ritualet mortore islame. Po që të sillej hoxha nga larg ishte e pamundur. Dikujt i shkrepi në mëndje një gjë, e cila në ditë me diell do të ishte një blasfemi e pastër. Marrim priftin, u tha bashkëfshatarëve. Ai është njeri i Zotit dhe hoxha është njeri i Zotit. A ka një Zot? Ka. Le tia këndojë ai suret, që e ka punë këtë(?) dhe le tia bëjë ai adetet e fundit. Nuk kishte kohë dhe kështu u bë. Kjo filozofi, pak a shumë, përcakton lidhjen e individit shqiptar me fenë. Këtu gjen edhe lidhjet e çuditshme subjektive të Mbretit Zog, Enverit dhe liderët e pas viteve 90 me komunitetet fetare. Anipse, Bajroni në kohët e tij e thjeshtonte këtë me përcaktimin se: skish parë aq interes të shqiptarëve për fenë, kurse konti Çiano e referonte hapur se dyshonte për ateizmin e shqiptarëve. Kjo e fundit mbase do merrej me rezerva po të mos kesh parasysh atë që realisht ndodhi me fenë në vitin 1967, masën që sdo ta bënte edhe shteti më kontrovers i botës. Shpallja e ateizmit, ishte një vendim që do konsakroj edhe në kushtetutë pak vite më pas. Regjimi socialist, më 19 nëntor të vitit 1967 nxori dekretin famëkeq nr. 4337 me titullin Mbi abrogimin e disa dekreteve, ku u eliminuan menjëherë dekretet e viteve 1949-1951, që legalizonin kartat e komuniteteve fetare. Smbaroi këtu. U ndaluan të gjitha ritet fetare dhe u parashikuan penalizime për shkelësit. Që atë vit, objektet fetare u shndërruan në teatro, palestra, punishte, vatra kulture e deri banjo publike..

Para Luftës së Dytë Botërore

Armiqësia e shtetit shqiptar ndaj fesë lidhet me vitet 20 të shekullit XX, kohë kur ai vetë filloi të ekzistonte realisht. Qysh në fund të 1922, Zogu, që po ngrihet në hierarkinë politike, merr masa kundër komunitetit katolik, që në përgjithësi e ka përkrahur atë si individ. Urdhëron mbylljen e disa shkollave katolike dhe përzë nga puna xhandarë, nëpunës dhe funksionarë katolikë. Më 5 Qershor të vitit 1923 kalon nga parlamenti shqiptar, Statuti Legal i Komuniteteve Fetare, ku Ahmet Zogu është sërish protagonist. I propozoi parlamentit të votonte këtë ligj me të cilin shtetasit shqiptarë si nënshtroheshin më asnjë legjislacioni kanonik, veç ligjeve të shtetit. Në ligj vendoset që kleri aktiv të jetë i kombësisë dhe i etnisë shqiptare. Synohet që shteti të kontrollojë deri administrimin e pasurive të komuniteteve fetare. Revista Ora e maleve opozitare me Zogun dhe që e drejton Luigj Gurakuqi gati flet hapur për kryengritje. Opozita e katolikëve, që zhvillohet gjatë viteve 23-24, përbën dhe gati fillesat antizogiste. Dy revistat kryesore të kulturës katolike Leka dhe Hylli i Dritës, botuar respektivisht nga jezuitët dhe françeskanët e pësojnë. Ndërkohë, që brenda komuniteteve fetare të krishtera ka zhvillime. Kisha Ortodokse, qysh më 1922, ka filluar një luftë të drejtuar nga peshkopi luftarak Fan Noli, që të presë lidhjet me Patriarkanën greke në Konstadinopojë. Një vit më vonë, më 1923, është Bashkësia Myslimane që shpall pavarësinë nga Kalifati turk gjatë një Kongresi. Në një Kuvend më të madh më 1929, në Tiranë, të dy besimet shpallin hapur pavarësinë e tyre. Kisha katolike është më stoike. I qëndron pozicionit të saj, pasi ka një strukturë historike kanonike të ndërvarur nga Vatikani. Zogu e rresht për pak luftën dhe në fillim të mbretërimit të tij më 1928, gjërat duken më të qeta. Në Shqipëri janë të regjistruar plot 1127 xhami dhe 260 teqe e faltore të bektashinjve dhe sekteve të tjerë, e këtyre u shtohen edhe 844 kisha dhe 70 manastire të ortodoksëve, si edhe 147 kisha të katolikëve, nga të cilat 124 kisha vetëm në Shkodër. Po më 1928, Kushtetuta e re dhe Kodi Civil e Penal shënojnë një kthesë për komunitetet. Nga Komunitetet pranohet dekreti i 16 korrikut 1929 mbi formimin e bashkësive fetare. Në të gjithë zhvillimet janë më indiferentë bektashinjtë, që prej pak vitesh kanë sjellë selinë e tyre në Shqipëri dhe bëjnë aktivitet të qetë. Por, Zogu, vetë, nuk mund të qëndrojë në qetësi. Fut grindjen në komunitetin ortodoks duke i bërë karshillëk Fanarit. Anipse rregullon pak marrëdhënien me katolikët (françeskanë) kundër jezuitëve. Shkon edhe më tej, kur dërgon njerëzit e tij në pritjen që i bëhet primatit françeskan. Ortodoksët dhe myslimanët luftojnë ti përkthejnë materialet e liturgjive në shqip, ndërsa katolikët rezistojnë. Dy vjet më vonë, në Censusin e vitit 1930 qeveria zogiste përfshiu edhe pyetje rreth besimit fetar. Sipas statistikave: myslimanët ishin 696.000 vetë, ortodoksët 200.000 vetë kurse katolikët 105.000 vetë.

Megjithatë, konflikti më i madh mes autoriteteve të Tiranës dhe subjekteve fetare fillon për shkollat katolike të mbyllura nga Zogu më 1933 dhe që do rihapen me shumë vështirësi më 1936. Për tre vjet me radhë, veçanërisht katolikët shqiptarë i quajtën të cenuara të drejtat e tyre më të shenjta. Edhe pse realisht, ligji realisht godet të gjithë shkollat e huaja, mes tyre disa nga shkollat myslimane, shkollat e pakicës serbe në veri dhe vllahe në jug, liceun frëng të Korçës apo dhe disa institucione ngritur prej misionarëve amerikanë. Nisma zbatohet nga një antiklerik i njohur, ministri Mirash Ivanaj, që paradoksalisht kish qenë në shkollë fillore jezuite. Situata u lehtësua më 36 krejtësisht, pasi Zogu e ndjen që e ka tepruar dhe kjo po ndikon me Italinë, kurse Lidhja e Kombeve më 6 Prill 1935 i tërheq me forcë vëmendjen Shqipërisë. Zogu, gjithsesi, është i pari që e bën realisht laike Shqipërinë, duke mos i lënë terren të gjerë komuniteteve dhe institucioneve fetare. Mjeshtëria e tij mbetet tek përçarja. Kemi një konflikt të gjatë mes dy tipave të klerit, atij shekullar dhe atij rregulltar, apo ku jezuitët ndjejnë agresivitetin e françeskanëve; ortodoksit kanë zhvillimin mesvete të të rinjve dhe të vjetërve; ashtu si myslimanët ndahen

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›