Terror në Londër, evakuohen 1000 punonjës

Burri që e identifikoi veten si Michael Green kishte mbështjellë rreth vetes bombola gazi para se të hynte në zyrat e firmës “HGV” në Rrugën e Gjykatës në Totenham, thanë dëshmitarët.
Ai mësohet se ka marrë peng katër persona Bbrenda “Shropshire House”. Pengmarrësi pretendon se ka dështuar në një trajnim të kryer në firmën “HGV” dhe se kërkonte mbrapsht paratë e tija.
Burri është në ndërtesë prej më shumë se dy orësh e gjysmë, dhe negociatorët po përpiqen ta kontaktojnë me telefon, raporton “Skynews”. Në zonë janë dislokuar forca të shumta policie./Start/F.P/
2012-04-27 16:15