E Diel, 1 Nëntor 2026

Terror në zemër të Nju Jorkut, vriten dy persona

Një shkëmbim zjarri shkaktoi sot të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur në Nju Jork pranë Empire State Building, një nga ndërtesat më të vizituara të qytetit, bënë të ditur burime zyrtare lokale.

Lajmin e publikoi rrjeti informative “CNN”, sipas të cilit të shtënat janë dëgjuar pak para orës 09:00, me orën lokale, në zonën mes Rrugës 34 dhe Bulevardit të Pestë.

Një kalimtare humbi jetën si pasojë e të shtënave si dhe autori i krimit, i cili u qëllua nga forcat e policisë.

Një zëdhënës i FBI-së, J. Peter Donald deklaroi se mund ky mund të ishte një akt terrorist, por më pas e kanë hedhur poshtë këtë pistë duke thënë që kjo ngjarje nuk ka lidhje me terrorizmin.

Sipas dëshmive paraprake bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes dy punonjësve, të cilët mund të kenë probleme. Autori i krimit mund të jetë shkarkuar nga puna e tij kohët e fundit dhe mund të ketë ardhur për hakmarrje.

Pas shkëmbimit të zjarrit, rrugët u bllokuan nga policia menjëher si dhe të gjitha hyrjet që të çojnë në Manhatan.

Empire State Building tërheq mijëra vizitorë çdo ditë në Nju Jork dhe është një nga ndërtesat më të njohura të qytetit, ndaj sa herë që raportohet ndonjë problem në këtë zonë, frika ndaj një sulmi të mundshëm terrorist është shumë e madhe.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-08-24 18:26
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›